
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, njoftoi sot vendimin për t’u dorëhequr për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
"Gjendja ime aktuale shëndetësore, pas kontrolleve të fundit, nuk më lejon të përqëndrohem në çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me qeverinë, dhe kjo është arsyeja pse unë po mendoj të tërhiqem", tha kryeministri gjatë një konference për shtyp, që u transmetua në të gjitha kanalet japoneze.
Abe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Japonisë. Ai ka vuajtur përgjatë dy viteve të fundit nga koliti ulçeroz. Mandati i tij si kryetar partie dhe kryeministër zyrtarisht përfundon në shtator të vitit 2021.



