Cakrani: Po përdoret familja Shehaj për të goditur Ramën, SPAK-u po krijon precedent të rrezikshëm (VIDEO)

Cakrani: Po përdoret familja Shehaj për të goditur Ramën, SPAK-u po krijon precedent të rrezikshëm (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se po përdoret biznesmeni Artur Shehaj, i cili dispononte me dokumente të rregullta tokën në Zvërnec për të goditur Ramën. 

 

Sipas Cakranit, Shehaj disponon të gjitha dokumentet ligjore dhe se SPAK po krijon precedent të rrezikshëm duke hetuar familjen në tërësi dhe përplasjet e tyre për pronën. 

 

Askush nuk flet sot për Aeroportin e Vlorës. Është pjesë e debatit politik dhe gjyqësor, qeveria nuk pyeti për vendim gjykatash apo ndërhyrje të organizatave ndërkombëtare. Dhe aeroporti është brenda kësaj vale të madhe të protestave. 

 

Prej dy javësh jam avokat i familjes Shehaj që është pronare e vjetër, para 100 e ca vitesh. Këto dokumente janë përkthyer dhe janë pjesë e arkivit të shtetit. Ajo e ka zanafillën që kur ka qenë tokë e Frashëllinjve. Më kanë dhënë të drejtën të flas, unë e disponoj dokumentacionin që kanë dalë tek arkiva. Nuk e kuptoj këtë zallamahi kundër pronarëve. Ata nuk janë tërhequr nga debati dhe bërja publike e dokumenteve. Është një narrativë, apo sjellje e keqe, për të goditur Ramën nuk mund të përdorësh pronarin legjitim. Janë dy gjëra të ndryshe. Ata nuk kanë lidhje me Ramën dhe PS.

 

Familja ka shqetësimin se është bërë objekt i sulmeve nga të gjitha palët dhe nga sheshi në Tiranë. Nëse ka zhvillime, është rrethuar po jo, nuk e ka bërë familja Shehaj, por ata që e kanë blerë. Ata janë pronarë të gjithë Zvërnecit. Po flasim për zonën e investimit. Zvërneci, nuk diskutohet si fshat, por anën e detit, për këtë është ngritur debati. Përdoret, linçohet një pronar që është në të drejtën e tij ta marrë pronën dhe pse jo ta zhvillojë dhe duke gjetur investitorë. Nuk duhet të përdoret familja Shehaj për të goditur Ramën.

 

Familjes Shehaj nuk i intereson ka projekt apo jo. E ka shitur pronën. Projekti është i disa personave të tjerë që kanë folur me Ramën. Nëse nuk do të flisnin me Ramën, nuk do të arrinin në marrëveshje për blerjen e pronës. Nëse aty ka qenë zonë e mbrojtur, nëse duhet të zhvilluar apo jo, të qëndrojë zonë e mbrojtur, nuk është problem i pronarit. Duhet të ndajmë pronarin nga çështja e zhvillimit. 

 

Janë shumë investitorë. Dikush merr përsipër të bëjë marrëveshje, dikush investimin, dhe dikush zhvillon pronën për llogari të dikujt tjetër. Disa kompani kanë shfaqur interes, përfshirë dhe vajzën dhe dhëndrin e Trump. Unë përfundoj mbrojtjen time tek dokumentacioni ligjor i familjes Shehaj. Pjesa tjetër i takon qeverisë.

 

SPAK-u në të gjithë rrugëtimin, nuk ka nisur asnjë proces për pronat e pronarëve dhe pse i kanë shkuar me qindra kallëzime për prona që janë vjedhur në formën e strukturuar kriminal siç është Porti i Durrës, Marina e Vlorës etj. 

 

Tani heton familjen Shehaj si kanë fituar pronën dhe a kanë probleme pronësie me njëri-tjetrën. Nuk i duhet SPAK-ut nëse kanë probleme me pronën brenda familjes. SPAK-u nuk i duhet të hyjë në jetën familjare të trashëgimtarëve. Nuk mund të regjistrosh procedim penal për pastrim parash. Godet të gjithë familjen Shehaj, është precedent i rrezikshëm. SPAK nuk po heton për AKSHI-n, nuk po heton që po vidhet buxheti i shteti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy