Dy persona në Dibër kapen në parcelën me 1100 rrënjë kanabis

Dy persona në Dibër kapen në parcelën me 1100 rrënjë kanabis

Zbulohen në Dibër 1121 bimë narkotike kanabis sativa në Dibër, pas monitorimit nga toka dhe dronë nga ajri.

 

Gjatë operacionit të koduar “Deja”, në një parcelë të kultivuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, u kapën në flagrancë A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat.

 

Nga kontrolli u konstatuan të kultivuara 1121 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

 

Për këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy