Gjykata e Lartë nuk ndryshon masën e dënimit për Aleksandër Llanaj, i akuzuar si autori kryesor i masakrës së Çoles të ndodhur në prill të 2015.
Llanaj i mbetet dënimi burg për jetë duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Vlorës
Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e prokurorit Artur Selmani.
Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot pushimin nga detyra të dy prokurorëve. Vendimi për largimin nga detyra të prokurorëve Alma Muça dhe Artur Selmani ka ardhur pas qëndrimit të tyre të dyshimtë në lidhje me gjykimin e vrasjes së trefishtë në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2015. Paralelisht me shakrkimin nga detyra, ndaj dy prokurorëve kanë nisur edhe hetimet për korrupsion.



