Maqedoni e Veriut/ Votohet qeveria teknike me kryeministër Talat Xhaferin

Maqedoni e Veriut/ Votohet qeveria teknike me kryeministër Talat Xhaferin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka votuar me 65 vota pro qeverinë teknike të drejtuar nga kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi.

Për 100 ditët e ardhshme, deri në zgjedhjet e 8 majit  qeveria e Maqedonisë së Veriut do të drejtohet nga Talat Xhaferi.

Opozitarët shqiptarë të Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk morën pjesë në seancën e zgjedhjes së Qeverisë teknike.

 

(13:22) Sot votohet si kryeministër/ Xhaferi e nis fjalimin në shqip, shpalos prioritetin e qeverisë teknike para Parlamentit

Talat Xhaferi e ka nisur në gjuhën shqipe fjalimin në seancën e Parlamentit, ku ai pritet të zgjidhet kryeministri i ri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut. Xhaferi theksoi se respektimi i ligjit, Kushtetutës dhe zbatimi i programit qeveritar do të jenë prioritet për të.

Qeverinë do ta udhëheq me përgjegjësi, duke përmbushur detyrimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit. Edhe pse është qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, për mua një ditë apo 100 janë të njëjta, dhe dua të ju sigurojë që përgjegjësia dhe institucionalizmi në udhëheqje do të jetë detyra ime. Unë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë. Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz. Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve. Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe zhvillimin e vendit, do të jetë obligim i imi. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time”.

(12:38) Nis seanca për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut 

Ka nisur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut seanca ku Talat Xhaferi pritet të votëbesohet si kryeministër në qeverinë e re teknike.

Nga 108 deputetë të pranishëm në sallë, 66 votuan pro rendit të ditës.

Në seancën e sotme nuk merr pjesë opozita shqiptare nën arsyetimin se nuk i lejohet ta ketë një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ndërsa opozita maqedonase ndonëse e pranishme në Kuvend, nuk do të votoj për Qeverinë e re.

 

(9:30) Maqedonia e Veriut/ Sot votohet qeveria teknike me kryeministër Talat Xhaferin 

 

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot qeverinë teknike me kryeministër Talat Xhaferin. 

Ndonëse me qeveri teknike, Xhaferi do të jetë i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria me mandat 100 ditë, do të ketë për detyrë të përgatisë vendin për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj. 

“Të gjitha aktet e kompetencave udhëheqëse duhet të nënshkruhen nga zëvendësi plotësues, përkatësisht zyrtari udhëheqës-plotësues. Derisa akti nënshkruhet vetëm nga një person, konsiderohet se i njëjti nuk ka fuqi juridike dhe nuk mund të ekzekutohet”, thuhet në Ligji për Qeverinë, Neni 44.

“Secili akt i bazuar në këtë ligj i dorëzohet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues. Ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë dhe në afat më së voni prej një dite të miratojnë ose hedhin poshtë aktin e bazuar në ketë ligj”, thuhet në Ligji për Qeverinë, Neni 46.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy