"Banjska"/ Jashari: Procesi do stërzgjatet, ka dimension politik në kontekstin e dialogut (VIDEO)

"Banjska"/ Jashari: Procesi do stërzgjatet, ka dimension politik në kontekstin e dialogut (VIDEO)

Juristi dhe anëtari i PDK-së Arsim Jashari duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv për daljen para gjykatës të të akuzuarve për sulmin në Bansjkë, parashikon një proces të stërzgjatur për shkak të numrit të dëshmitarëve dhe provave. Jashari vë në dukje se Banjska ka një dimension politik dhe të sigurisë, dhe do të ndikojë në raportin Kosovë-Serbi në kontekstin e dialogut. Ndërkaq ai e sheh të vështirë që Serbia të dorëzojë terroristët e dyshuar, që ndodhen në territorin e saj, pa një presion të fortë ndërkombëtar. 

 

“Jemi në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve. Deri më tani në aspektin juridik gjërat janë ndërtuar mirë. Edhe pse mbrojtja do të stërgjasë sa më shumë procesin. Ky është një rast më serioz për sigurinë e Kosovës. Është një rast i veçantë edhe për drejtësinë e Kosovës, si do përfundojë epilogu i kësaj rasti. Gjykata ka refuzuar gjykimin në mungesë për 42 personat që ndodhen në Serbi. Kemi të bëjmë me një sulm direkt që ka cenuar sigurinë e shtetit të Kosovës. 

 

Për atë edhe ka refuzuar. Rasti Banjska ka dimension të qartë politik dhe të sigurisë dhe do ndikojë në raportin Kosovë-Serbi, në kontekstin e dialogut. Besoj që ky rast do stërzgjatet pasi ka shumë dëshmitarë dhe prova, por shpresoj të ketë epilog të mirë. Sa më shpejt të përfundojë aq më mirë është për ne si shtet që të kemi një epilog përfundimtar. Dënimet do të jenë drastike sepse ata kanë cenuar sovranitetin tonë, kanë vrarë polic në detyre, dhe Kodi Penal i parasheh shumë ashpër. 

 

Për personat që janë në Serbi dhe që Serbia e di ku janë dhe s’po i dorëzon para organeve të drejtësisë, janë të rregulluara me Konventa Ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare penale dhe dialogun kruçial. Kryeministri në detyrë sa herë takohet me liderë të jashtëm, kërkon ekstradimin e Raidoiçiçit. Ky rast është mjaft i veçantë në kontekstin e dialogut dhe ka një rëndësi të veçantë. 

 

Ka për të qenë shumë i vështirë ekstradimi i personave, nëse nuk ka një marrëveshje Kosovë-Serbi, vetëm nëse ndërkombëtarët e kanë ndikimin aq të madh që t’ia imponojë Serbisë që terroristët që kanë kryer sulm në Banjskë t’u dorëzohen organeve tona. Kemi shumë kriminelë që kanë bërë masakra dhe vrasje dhe s’janë dorëzuar në organet tona dhe s’janë dënuar”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy