
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë, parashikon mobilizimin e 300 mijë rezervistëve.
Bëhet fjalë për burra të cilët kanë shërbyer më parë në ushtri, me eksperienca luftimesh dhe specializime ushtarake. Rekrutët janë të përjashtuar.
Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke shtuar se qëllimi i mobilizimit është “kontrolli i territoreve të çliruara në Ukrainë”.
Më tej ai bëri të ditur se që nga fillimi i operacionit ushtarak në Ukrainë, Rusia ka humbur 5937 trupa.



