Brahaj: Nuk do të ketë rënie çmimesh në tregun e ndërtimit, deformimi i çmimeve për shkak të euros

Brahaj: Nuk do të ketë rënie çmimesh në tregun e ndërtimit, deformimi i çmimeve për shkak të euros

Eksperti i pasurive të paluajtshme Arbër Brahaj thotë se rritja e çmimeve për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri është deformuar nga ndikimi i euros, por shprehet se në tregun e ndërtimit nuk do të ketë flluskë dhe as rënie çmimesh.

Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se çmimet janë rritur shumë në monedhën euro, por se po të merret me monedhën shqiptare, çmimet janë rritur por si mesatarja e vendeve të tjera.

Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme i parë nga të huajt për Tiranën, shihet ende si një treg që ia vlen të investosh.

Brahaj shtoi ndër të tjera se tregu imobiliar ka vështirësi për të gjetur prona dhe për tua ofruar blerësve, për shkak se ka një tendencë për mos të shitur.

Drupal Ad

Po të shohësh euron duket sikur çmimet janë rritur me të vërtetë shumë.

Bie dakord që në euro çmimet janë rritur 40-50%, por duhet referuar monedha shqiptare dhe në këtë drejtim çmimi është shumë më i ulët.

Sasia e pasurive të paluajtshme në treg nuk është dhe aq e lartë.

Te shifrat fillojmë dhe çalojmë, duke u bazuar te çmimi mbi 2500 euro për metër katror, nuk është më shumë se 25% e tregut që po ndërtohet që janë banesa luksoze.

Pjesa më e madhe është në zonat turistike të Shqipërisë.

Kërkesa për to është nga pjesa që duan të ngrenë standardin e jetesës. Zona rezidenciale Lundër, Mullet, Farkë, ka kërkesë sidomos nga ata që nuk e kanë objektin e parë.

Nga të huajt ka kërkesë, por janë të interesuar ndaj atyre që janë të përfunduara dhe jo atyre që janë në proces ndërtimi.

Tregu i pasurive të paluajtshme i parë nga të huajt për Tiranën, shihet ende si një treg që ia vlen të investosh.

Në Tiranë nuk është numri bosh i apartamenteve 50 mijë. Ne përballemi me vështirësi për të gjetur prona dhe për tua ofruar blerësve.

Se ka një tendencë për mos të shitur. Ka apartamente që janë bosh, se janë blerë dhe rrinë bosh.

Nuk jemi në kushtet ku diskutohet për flluskë në ndërtim.

Nuk mund të ketë flluskë në ecurinë aktuale të tregut.

Lidhur me ata që kanë pamundësi për të blerë apartamente, Brahaj tha se normat e kredive në banka janë rriture nga viti në vit, por se flluska e çmimeve të ndërtimit nuk pritet të bjerë, për shkak se pasuritë e paluajtshme kanë tendencën që gjithmonë të rrisin vlerën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy