Gjykata jep masat e sigurisë për pedagogët e Elbasanit, lihen në burg dekani dhe sekseri

Gjykata jep masat e sigurisë për pedagogët e Elbasanit, lihen në burg dekani dhe sekseri

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për pedagogët dhe sekserët e arrestuar të fakultetit “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit, të cilët janë të akuzuar për marrjen e qindra eurove të studetëve në këmbim të notave kaluese.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg dekanin Albert Riska, ndërsa shefja e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi do të qëndrojë për 60 ditë prapa hekurave.

Në burg do të qendrojnë edhe sekseri Petrit Kodra si dhe studenti Marjus Calja.

Ndërkohë, gjykata liroi në "arrest shtëpie" pedagogen Eriola Calja e cila gjatë seancës u shfaq në gjendje të rënduar emocionale ndërsa u pa duke qarë ashtu si i ati i moshuar.

Në 'arrest shtëpie' do të qëndrojnë edhe dy të akuzuarit e tjerë si sekserë Adem Ngjela dhe Admirim Kala.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy