Sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, në atë kohë që mund të konsiderohet e nevojshme, Irani rezervon të drejtën legjitime për t'iu përgjigjur me vendosmëri Izraelit për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Seyyed Razi Mousavi, në Siri.
Kështu shkroi ambasadori i Teheranit në Kombet e Bashkuara, Saeed Iravani në në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke e cilësuar operacionin që çoi në vdekjen e Mousavi-t si "një akt terrorist", "për shkak të tre raketave të lëshuara nga Izraeli.



