
Sëmundjet e mëlçisë janë delikate dhe kërkojnë kujdes të veçantë. I ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, herbalisti Irfan Gjeçi ndau disa këshilla dhe kura bimore që, sipas tij, ndihmojnë në trajtimin dhe pastrimin e mëlçisë.
Sipas Gjeçit, mëlçia e dhjamosur prek si personat mbipeshë ashtu edhe ata të dobët. Faktorët kryesorë që ndikojnë janë stili i jetesës sedentare, stresi, kequshqyerja, konsumi i tepërt i alkoolit, bylmeti dhe mishi në sasi të mëdha, buka e tepërt dhe ëmbëlsirat, pijet me gaz.
Simptomat më të shpeshta janë ndjesia e lodhjes, bllokimi, fryrja dhe vështirësia në frymëmarrje gjatë ecjes. Yndyrat e tepërta nuk arrijnë të eliminohen nga organizmi, sidomos për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.
Unë rekomandoj 15 mijë hapa në ditë për të ndihmuar në djegien e yndyrave të tepërta.
Ai rekomandon kurë ditore me limon dhe vaj ulliri.
Një nga kurat kryesore të sugjeruara është përzierja e 1 kokërr limoni të shtrydhur dhe dy lugë vaj ulliri.
Përzierja pihet në mëngjes esëll dhe rekomandohet të mos konsumohet ushqim për rreth një orë më pas. Kjo ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe në zëvendësimin e yndyrave të këqija.
Kura mund të ndiqet për 1 deri në 3 muaj dhe mund të përsëritet dy herë në vit.
Gjethet e ullirit poashtu konsiderohen si shumë të dobishme për mëlçinë, madje edhe në raste të rënda si problemet kronike apo hepatitet A, B dhe C.
Përgatitja bëhet me 40 gjethe ulliri lahen mirë, zihen për rreth 20 minuta, çaji pihet gjatë ditës në mënyrë të rregullt. Kjo ndihmon në mbrojtjen e mëlçisë.
Një tjetër bimë e rekomanduar është rradhiqja. Përgatitja 3-4 rrënjë lahen dhe pastrohen mirë, zihen me rreth gjysmë litri ujë, lëngu ndahet në disa vakte gjatë ditës
Farat e gjembaçit të gomarit konsiderohen ndër më të fuqishmet për mëlçinë. Sipas herbalistit, ato mund të ndihmojnë deri në rigjenerimin e saj, madje edhe në raste kur një pjesë e mëlçisë është hequr me ndërhyrje kirurgjikale.



