Eugen Beçi në KÇK: Kam dhënë më shumë se 15 pretenca për burgime të përjetshme dhe të gjitha janë pranuar nga gjykata

Eugen Beçi në KÇK: Kam dhënë më shumë se 15 pretenca për burgime të përjetshme dhe të gjitha janë pranuar nga gjykata

I ftuar në emisionin “Kap ça të kapësh” në MCN, ish prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, u shpreh se gjatë karrierës si prokuror ka dhënë një numër të lartë pretencash duke kërkuar burgime të përjetshme për një numër të madh të akuzuarish që ai ka hetuar. Me një karrierë prej rreth dy dekadash, Beçi i pyetur rreth dënimeve të rënda u shpreh: 

Në karrierën time si prokuror në Shkodër, Vlorë dhe së fundmi në Prokurorinë e krimeve të Rënda kam dhënë më shumë se 15 dënime me burgime të përjetshme, kryesisht për vrasje, vrasje në familje dhe krijimin e organizatave kriminale, ose banda të armatosura që kanë operuar në Shqipëri në vitin 1997. Të gjithë të dënuarit pas pretencës që jep prokurori kanë një shpresë se gjykata mund ta ulë, përvec shpresës proceduriale, që mund të jenë një gjykim të shkurtuar dhe mund të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit. Në karrierën time të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm që kam kërkuar i ka lënë gjykata në fuqi. Eshtë dënimi më i rëndë në kodin penal, dhe të gjithë të dënuarit e kanë ngarkesën emocionale, në momentin që marrin një dënim të tillë.

Ish-prokurori analizoi një sërë vendimesh të dhëna me dënime kapitale, si edhe ngjarjet më të fundit në vend për të cilat mendon se nëse zbardhen të gjithë autorët do të shkojnë në dënime me burgime të përjetshme. Beci mendon se nëse do të kemi arrestime për vrasjen e Adrian Nikulajt apo vrasjes të ndodhur në “Don Bosko” pavarësisht çdo motivi do të jenë automatikisht në burgim të përjetshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy