Kush është autori i masakrës së Teksasit (FOTO)

Kush është autori i masakrës së Teksasit (FOTO)

Të paktën 26 persona u vranë në një kishë në Teksas dhe 24 të tjerë u plagosën. Autori i masakrës është Devin Patrick Kelley, 26 vjeç, i martuar dhe baba i një fëmije. Në momentin e sulmit, ai mbante një veshje ushtarake të zezë dhe ishte i armatosur.

Ai hyri në Kishën Baptiste të Sutherland Springs dhe hapi zjarr ndaj besimtarëve në meshën e së dielës.

Pas vrasjes masive, ai tentoi të largohej por u ndoq nga një fqinj dhe një tjetër banor i zonës. Gjatë ndjekjes, ai humbi kontrollin e makinës dhe u qëllua nga një banor i zonës, identiteti i të cilit mbetet i panjohur. Mediat amerikane thonë se Kelley ka qenë pjesë e Forcave Ajrore Amerikane dhe ish-studiues i Biblës.

Ai është përjashtuar nga Forca Ajrore pasi sulmoi të shoqen dhe fëmijën e vet në vitin 2014.  Motivet e sulmit mbeten ende mister. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy