
Numri tre i botës Stefanos Tsitsipas ka refuzuar të bëjë vaksinën dhe ka deklaruar se do ta bëjë atë vetëm nëse do të bëhej e detyrueshme në garat e tenisit.
Ndërsa ATP Tour ka inkurajuar publikisht lojtarët që të vaksinohen, greku 23-vjeçar është ndër ata që ende kanë rezerva.
"Askush nuk më ka thënë asgjë. Askush nuk e ka bërë të detyrueshme vaksinimin," u tha ai gazetarëve, kur u pyet nëse do të kërkonte një vaksinë ndërsa konkurronte në SHBA.
"Në një moment do të më duhet, jam shumë i sigurt për këtë, por deri më tani nuk ka qenë e detyrueshme të garosh, kështu që nuk e kam bërë" shtoi Tsitsipas.
Ai arriti në finalen e French Open në qershor, por pësoi një tronditje në raundin e parë në Ëimbledon, ku u tha gazetarëve se e kishte të vështirë të jetonte dhe të konkurronte në "flluskën" e Covid-19.
Vaksina kundër Covid-19 ka ndarë mendimin brenda tenisit.
Numri një i botës Novak Djokovic tha në prill se shpresonte që vaksina kundër Covid-19 të mos bëhej e detyrueshme për lojtarët që të konkurrojnë dhe ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me statusin e tij të vaksinimit.



