Milioneri i jep fund jetës pas dyshimeve se e tradhtonte gruaja (FOTO)

Milioneri i jep fund jetës pas dyshimeve se e tradhtonte gruaja (FOTO)

Një biznesmen milioner i dha fund jetës pas dyshimeve se e shoqja e tradhtonte. Phil Smith kishte lënë shtëpinë me vlerë 1.5 milionë paund në Dorset, pak pasi e kishte ndjekur të shoqen, Violetta, dhe e kishte parë të takohej me një burrë tjetër.

52-vjeçari kishte shpërthyer në lot kur i ka treguar dyshimet për tradhtinë vajzës së tij të madhe me ish-gruan e parë.

Një ditë më pas, ai ka ngrënë një darkë me miqtë e tij dhe më pas ka marrë makinën dhe ka shkuar në resortin ku kishte prenotuar pushimet. Atje ka varur veten.

Para se të ndërmerrte aktin vetëvrasës, ai i ka dërguar një mesazh fëmijëve të vet dhe disa miqve, me të cilin i vinte në dijeni për vendimin e marrë.

Mesazhi mbërriti te miqtë dhe fëmijët disa orë pasi ai i kishte dhënë fund jetës.

Smith ishte menaxher i përgjithshëm i Orbis Softëare. Me të ardhurat nga puna e tij e paguar mirë, ai kishte ndërtuar shtëpinë në një nga lagjet më presitigjioze në Dorset.

Me gruan e parë ai kishte dy fëmijë. Pas ndarjes, ai ishte njohur me Violett-ën, me të cilën kishte 13 vjet martesë.

Në vitin 2012, ai kishte kaluar një hemorragji cerebrale, që kishte ndikuar shumë në gjendjen e tij mendore.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy