Facebook akuzohet për dezinformim mbi vaksinën kundër Covid-19

Facebook akuzohet për dezinformim mbi vaksinën kundër Covid-19

Këtë javë, rrjeti social Facebook tha se kishte hequr dhjetëra faqe të lidhura me përmbajtjen anti-vaksinë.

Një raport i Marsit nga Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH) dhe Anti-Vax Ëatch zbuloi se vetëm dymbëdhjetë llogari anti-vaksinë ishin përgjegjëse për përhapjen e rreth 65% të dezinformimit të vaksinave në internet.

Edhe pse Facebook ndërmori veprime kundër llogarive, ka kundërshtuar metodologjinë që qëndron pas raportit.

CCDH ka akuzuar Facebook për "keqpërfaqësim" të studimit dhe refuzim të marrjes së përgjegjësisë për trajtimin e dezinformacioneve në platformën e tyre.

Rrjetet e tjera sociale si Tëitter dhe YouTube gjithashtu janë vënë nën kritika për përhapjen e dezinformacioneve të vaksinave në të gjithë botën.

Presidenti amerikan Joe Biden madje ka thënë se platforma si Facebook po "vrasin" njerëz duke lejuar që informacionet e rreme në lidhje me vaksinat të qarkullojnë në internet.

Facebook ka thënë se do të vazhdojë të promovojë informacion të besueshëm për vaksinat tek përdoruesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy