Rrapaj: Blegtorët kanë problemet e kostos dhe këto duhen subvencionuar

Rrapaj: Blegtorët kanë problemet e kostos dhe këto duhen subvencionuar

Këshilli i agrobiznesit ka organizuar këtë të enjte një takim me përfaqësues nga sektori i bujqësisë dhe blegtorisë për të diskutuar mbi problematikat në bujqësi si dhe të ofrojnë idetë e tyre për ta përmirësuar shërbimin

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj në një intervistë për MCN tha se janë një sërë problemesh që do të diskutojnë sot, ndërsa shtoi se një vëmendje do t’i kushtohet dhe Open Balkan për të mos i zënë në befasi.

“Ne kemi 4 shtylla kryesore dhe po punojmë. Është i rëndësishëm kooperimi por koordinimi ka shumë rëndësi dhe ndaj jemi sot këtu të gjithë. Më shumë vëmendje po ndjekim dhe procesin e Open Balkan që të mos na zërë në befasi.

Blegtorët kanë problemet e kostos dhe këto duhen subvencionuar. Janë një sërë problemesh që do të diskutojmë sot.

Ne do të bëjmë të gjitha projektet që të marrë vëmendjen e duhur kjo situatë dhe ka një ndryshim në mënyrën e komunikimit me ne.”, u shpreh Rrapaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy