Poloni-Ukrainë kundër paktit Biden-Merkel për gazsjellësin “Nord Stream 2”

Poloni-Ukrainë kundër paktit Biden-Merkel për gazsjellësin “Nord Stream 2”

Ukraina kërkon bisedime formale me Brukselin dhe Berlinin mbi gazsjellësin Nord Stream 2, i cili do të transportojë gazin rus në Gjermani nëpërmjet detit Balltik. 

Kërkesa vjen pas marrëveshjes së arritur në Uashington mes Joe Biden dhe Angela Merkel, ndërkohë që ministria e Jashtme ukrainase në një deklaratë të përbashkët me Poloninë thotë se përpjekjet për të sheshuar shqetësimet e tyre nuk janë të mjaftueshme. 

Në deklaratë thuhet se vendimi i presidentit amerikan për të ndaluar kundërshtimin ndaj ndërtimit të tubacionit, ka krijuar kërcënim politik, ushtarak dhe energjitik për Ukrainën dhe Europën Qendrore, ndërsa rrit potencialin e Rusisë për të destabilizuar situatën e sigurisë në Evropë, duke përjetësuar ndarjet midis NATO-s dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. 

Gazsjellësi me vlerë 11 miliardë dollarë, tashmë 98% i ndërtuar, ishte konsideruar nga Shtetet e Bashkuara si një kërcënim për sigurinë e Europës, pasi do të rrisë varësinë e kontinentit nga Moska dhe rrezikon të shmangë Ukrainën si vend tranzit i gazit rus. 

Berlini i rezistoi presioneve dhe sanksioneve amerikane, ndërkohë që së fundmi është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin për të ndërmarrë veprime të nivelit kombëtar dhe sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera, tha një zyrtar i lartë Departamentit të Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy