
Hadi Matar, 24-vjeçari që goditi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie është nën akuzë për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe sulm.
Ndërsa Hezbollahu mohoi lidhjet me ngjarjen.
“Hezbollahu libanez tha se nuk dinte asgjë për Hadi Matarin, njeriun me origjinë libaneze që dje theri me thikë shkrimtarin Salman Rushdie, shkruan Reuters në faqen e tij të internetit.
"Ne nuk dimë asgjë për këtë person dhe nuk do të komentojmë," i tha Reuters një burim nga partia shiite pro-iraniane libaneze.
Sipas gazetës libaneze L'Orient du Jour, Matar, i lindur në Shtetet e Bashkuara 24 vjet më parë, përdori një licencë false në emër të Hassan Mughniyah, një komandant ushtarak i Hezbollahut i vrarë në vitin 2008 në Damask.
Për më shumë se 30 vjet nën kërcënimin e vdekjes nga Irani dhe ekstremizmi islamik, shkrimtari Salman Rushdie rrezikon të humbasë një sy pasi u godit me thikë në një festival letrar në shtetin e Nju Jorkut.
Autori i 'Vargjeve Satanike' iu nënshtrua një operacioni të gjatë pasi u transportua me helikopter në spital dhe tani është i lidhur me një aparat respirator, me dëmtime të rënda në krah dhe mëlçi.



