Kandidati i PDK për kryeministër Hoxhaj sot në Tiranë takime me krerët e shtetit shqiptar

Kandidati i PDK për kryeministër Hoxhaj sot në Tiranë takime me krerët e shtetit shqiptar

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojë sot në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

Siç bëhet e ditur përmes komunikatës, Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar, Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Hoxhaj do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto takime Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të liderëve shtetërorë të Kosovës dhe krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy