“Bilardo” në MCN- Zeka ndan vlerësimet për Presidentin Begaj dhe Mejdani, rrëfen lidhjet me Kosovën

“Bilardo” në MCN- Zeka ndan vlerësimet për Presidentin Begaj dhe Mejdani, rrëfen lidhjet me Kosovën

Milaim Zeka rrëfen në “Bilardo” në MCN Tv, se Presidentin Bajram Begaj e ka përzemër, pasi ia di historinë.

Ai tregoi se Begaj ka qenë ushtarak dhe ka punuar në Spitalin Ushtarak.

Vjehrri i Presidentit, baca Hysen, ka qenë oficer i lartë i ushtrisë shqiptare i cili ndër të tjera e ka ushtruar ndër të tjera Adem Jasharin, ka një lidhje shumë të ngushtë me Kosovën.

Presidenti po ashtu ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të gjithë ne. Saliu si President, ka qenë mbret. Rexhep Mejdani, po flas për vlerat e tij dhe Bajram Begaj.

Po flas për vlera patriotike, njerëzore e qytetare. Mejdani, në kohën e Rambujesë dhe luftës ka bërë shumë gjëra.

Rexhep Mejdani ka dhënë urdhër gjeneralit të ushtrisë, që ti hapë magazinat dhe të japë armët. Pa urdhrin e tij nuk ishin hapur.

Kosova u çlirua falë atyre grupeve që erdhën me ushtri në Shqipëri, në vitet 1990 dhe që u fut NATO në lojë. Mos të ishte lufta e UÇK-së nuk do kishte hyrë NATO.

Mejdani na ka ndihmuar shumë, Fatos Klosi, Sabit Brokaj, ka pasur dhe njerëz nga ana e PD që na ndihmuan të jemi këtu ku jemi.

Ilir Meta si President, është njeri që del dhe shan Amerikën dhe tërë dynjanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy