
Policia e Shkodrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri 32-vjeçari Endri Musfata.
Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ibrahim Lici, 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së Endri Mustafës.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur Ergys Malja, 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Licin kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Mustafën.
Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit Ibraim Lici, në ngarkim të shtetasit Ergys Malja për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit Edison Arazi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



