Magnus Carlsen fitoi turneun më të pasur dhe më të shikuar të shahut ndonjëherë

Magnus Carlsen fitoi turneun më të pasur dhe më të shikuar të shahut ndonjëherë

Nuk ka kush ta ndalë Magnun Carlsen. Kampioni botëror norvegjez Magnus Carlsen fitoi turneun e shahut, eventi më i ndjekur i shahut në histori, e po ashtu edhe më i vlerësuari financiarisht.

Carlsen mundi rivlin e tij më të madh Hikaru Nakamura në finalen e madhe të turneut duke fituar 140,000 dollarë dhe duke e çuar fitoren totale në 349.500 dollarë. Ndërkohë, në total, për fituesit në këtë event ishin vënë në dispozicion 1 milionë dollarë.

Gjatë ndeshjes finale njëjavore midis dy titanëve të shahut, Carlsen e riktheu lojën në avantazh tri herë, para se të mposhte përfundimisht Nakamuran.

Në lojën finale duhet të ketë një fitues, ku të bardhëve i jepet më shumë kohë, por barazim, do të thotë fitore për të zinjtë.

"Unë nuk e di se çfarë të them. Kishte vetëm kaq shumë përmbysje. Në fund të fundit, është pak e rastësishme që gjithçka vendoset nga një lojë, por duhet të përfundojë në një moment", tha 29-vjeçari pas fitores.

"Nakamura thjesht luftoi shumë, kjo ndeshje për mua ishte mjaft e vështirë. Në disa pika, unë ndjeva se po krijoja avantazh dhe pastaj ai filloi ta kthejë lojën”.

Carlsen dhe Nakamura kanë pasur një rivalitet të ashpër në 10 vitet e fundit.

Turneu i shahut u anulua në fillim të këtij viti për shkak të koronavirusit, por Carlsen organizoi turneun online për të argëtuar lojtarët dhe tifozët.

Turneu pati katër faza, të cilat filluan në prill dhe në fund finalja e madhe. Fondi i përgjithshëm i çmimeve për turneun ishte një rekord më vete: 1 milion dollarë.

Mjeshtri norvegjez fitoi tri nga katër fazat, duke humbur vetëm një ndaj Nakamurës, e më pas fitoi Finalen e Madhe.

Gara e shahut u pa nga 70 milion shikues në TV dhe në internet dhe u transmetua në 10 gjuhë në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy