Buxhuku: Prokurimet bëhen të qëllimshme dhe pa garë, zgjedhja e projekteve jo e rastësishme

Buxhuku: Prokurimet bëhen të qëllimshme dhe pa garë, zgjedhja e projekteve jo e rastësishme

Eksperti i Ekonomisë Gjergj Buxhuku në MCN Economy duke folur për tenderat u shpreh se ne vuajmë nga mënyra se si prokurojmë.

Ai tha se prokurimet bëhen të qëllimshme dhe pa garë dhe se zgjedhja e projekteve nuk është e rastësishme.

Sipas tij buxheti i shtetit ka investuar mbi 10 mld euro investime kapitale për strukturë, energji, dhe me kaq shumë duhet të ishte kthyer tre herë e bërë nga fillimi Shqipëria

Praktikisht situata e prokurimeve publike është ekonomi politike sepse janë strategjitë politike që konkretizohen në marrjen e vendimeve ekonomike. Sa i përket një rënie në 2023 kemi të bëjmë me angazhime të marra vite më parë, projekte të marra vite më parë dhe tani janë zgjatime.

Nuk shquhemi dhe për ndonjë prokurim të mirë problemi është se ne vuajmë thellësisht se si prokurojmë.

Kryesorja është se ne nuk kemi gara reale në prokurim, pra bëhen të paramenduara se nga do merren dhe më e rënda është se projektohen se ku do bëhen këto projekte dhe kjo është një sëmundje e trashëguar e qeverisë në Shqipëri.

Kur projektet përzgjidhen ato përzgjidhen në mënyrë rastësore dhe këtu ne kemi bërë kërkesa të pafundme që parapara se të përzgjidhen duhet të japësh disa parametra pse e përzgjodhe.

Pastaj është ndikimi në terren, ndikimi në gjendjen faktike të situatës në zona të caktuara por na mungon kriteri bazë i përzgjedhjes së tyre.

‘Këtu për ti rënë shkurt këtë kriter nuk e respektojmë madje sa ka ardhur është bërë dhe më i padukshëm por praktikisht projektet përzgjidhen sa më të mëdhenj që të mos lodhemi shumë. Kjo është situata në përgjithësi.

Bëhet fjalë për shifra kolosale që kanë ndikim shumë të madh në ekonomi. Buxheti i shtetit ka investuar mbi 10 mld euro investime kapitale për strukturë, energji, dhe me kaq shumë duhet të ishte kthyer tre herë e bërë nga fillimi Shqipëria, prandaj duhet parë efektiviteti i këtyre projekteve se ku kanë shkuar këto para.

Më tej ai theksoi se komisionet duhet të kenë një historik të plotë të kompanive që garojnë.

Ka sens që të bëhet dhe me një ofertues sepse kur nuk ka garues nuk ka, hapet një garë një kompani dëshiron të futet dhe nuk ka të tjerë.

Ky nuk është problemi, mos të harrojmë se ne jemi treg i vogël dhe kemi numër të kufizuar operatorësh, por problemi është historiku i operatorëve që marrin pjesë në garë, që do të thotë që shteti që është prokurues për secilën kompani duhet të ketë në fotografi të punëve të saj.  Kompania që vjen duhet të ketë historik, këtë bën një shteti serioz.

Ndërsa i pyetur se tenderimet publike mund të kalojnë në duar të privatit, Buxhuku tha se ne kalojmë nga një aventurë në një tjetër, ndërsa theksoi se një shtet normal nëse do i kishte të konsoliduara praktikat e veta dhe për ulje kostosh mund ti delegonte por ne si kemi të konsoliduar.

Ne po flasim vetëm për praktika negative. Ca do me privatin, privati operatorë është në fund të fundit.

Tani humbet fare por këtu nuk shtrohet çështja thjeshtë për faktin se kush do ti ekzekutojë këto praktika të konsoliduara, këtu problemi është se çfarë do përmbajë ai soft, mos vallë problemi është edhe ato pak para që mbante shteti do i kalojnë privatit, e quaj shumë të rëndësishëm që duhet të kemi vullnet politik që paratë publike të përdoren me efikasitet, sepse nëse se kemi këtë gjë atëherë çdo gjë është kot, sa për sy e faqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy