
Në studion e “Të Paekspozuarit”, Sali Berisha kujtoi momentet më të vështira në politikë. Ish-kryeministri veçoi vitin 1998 dhe përpjekjet për ta përjashtuar PD-në nga PPE.
Në vitin 1997-1998 nuk ka pasur njeri që të besonte se Sali Berisha duhej të qëndronte në politikë. Jo vetëm e majta që dërgoi një delegacion me Xhorxh Papandreun, erdhën për të thënë se ti duhet të largohesh nga politika. Shusel më kërkoi të falur më pas. U ndërmorën nisma për të përjashtuar PD nga PPE për shkak të Sali Berishës. Dan Everts dhe të gjithë mbajtën qëndrime armiqësore ndaj meje. Kurse unë qëndroja në bindjen time se PD duhej të ekzistonte si opozitë e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Nuk ka pasur rrethana më të vështira se ato. Kjo tronditje e madhe e Edi Ramës është se ai është i bindur se këto zgjedhje do t’i humbasë. Unë në statut kam përcaktuar rregulla të qarta se çfarë ndodh me kryetarin nëse humbet zgjedhjet.



