
Marrëveshja me Italinë për akomodimin e refugjatëve, ka shkaktuar debate në mbledhjen e këshillit bashkiak në Lezhë. Këshilltarë të opozitës thonë se zbatimi i marrëveshjes do të sjellë pasoja për komunitetin, ndërsa mazhoranca thotë se po përhapet panik për qëllime politike.



