Një video shokuese ka zbuluar se sa e lehtë është për të vjedhur një shtëpi duke përdorur vetëm një karte bankomati apo çfarëdo lloj karte manjetike. Pamjet e lëshuara nga Policia Metropolitane e Londrës tregojnë dy burra duke përdorur një pjesë të vogël të kartës për të detyruar të hapet një derë në vetëm 10 sekonda. Zyrtarët janë duke e përdorur videon si pjesë të një fushate duke i bërë thirrje banorëve në Londër për të dyfishuar bravat e dyerve të tyre dhe për të siguruar shtëpitë e tyre . Videoja fillon me burrat që afrohen derës dhe kontrollojnë nëse ajo është e hapur. Pastaj, më një veprim të thjeshtë e hapin bravën...



