
Pavarësisht vendimit për të sulmuar Ukrainën dhe sanksioneve të rënda të vendosura nga vendet perëndimore, të cilat po ndikojnë në jetën e qytetarëve rusë, pëlqimi për Vladimir Putin është rritur në 83%, sipas Levada Center, një organizatë e pavarur ruse dhe joqeveritare, e cila kryen anketa dhe kërkime sociologjike dhe klasifikohet nga autoritetet vendore si “agjent i huaj”.
Në fakt, shumica e rusëve të intervistuar i besojnë liderit të Kremlinit. Këto janë shifra që përfaqësojnë një kthesë të madhe krahasuar me vetëm pak muaj më parë, kur të njëjtat përqindje ishin më të ulëta.
Sondazhi i kryer nga 24 deri më 30 mars 2022, nënvizojnë se konsensusi ndaj institucioneve kryesore shtetërore është rritur ndjeshëm, ku 83% e të anketuarve miratojnë veprimtarinë e Presidentit, 71% Kryeministrin, 70% punën e qeverisë dhe 59% atë të Dumës ruse.
Megjithatë, disa ekspertë, nënvizon Wall Street Journal, e cila raporton rezultatet, bëjnë thirrje për kujdes në besueshmërinë e sondazheve në Rusi në një kohë kur mediat kryesore të pavarura janë ndaluar dhe për rrjedhojë popullsia, larg Moskës dhe Shën Petërburgut për situatën e luftës informohet vetëm nga mediat shtetërore me propagandën e tyre.



