Shirat e dendur shkaktuan përmbytje të mëdha në shtetin e New Yorku-ut të dielën më 9 korrik. Mediat e huaja raportojnë se guvernatorja e shtetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një grua humbi jetën ndërsa u përpoq të largohej nga shtëpia e saj më Luginën Hudson, e cila u përmbyt menjëherë. Guvernatorja Kathy Hochul ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Orange County, në veriperëndim të qytetit të Nju Jorkut, dhe në kontenë Ontario, në qendër të shtetit.



