Isufi: Artistët punojnë në mënyrë të çorganizuar dhe jo në një platformë të madhe arti, shihen si kahe politike

Isufi: Artistët punojnë në mënyrë të çorganizuar dhe jo në një platformë të madhe arti, shihen si kahe politike

Ardian Isufi, pedagog në Universitetin e Arteve deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se mungon një rregullator ndërmjet artistëve, shoqërisë dhe institucioneve.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Isufi tha se Ministria e Kulturës ka bërë një punë të mangët sa i përket informimit dhe se artistët punojnë në mënyrë të çorganizuar dhe jo në platformën e madhe të artit.

Akoma mungon një rregullator, ndërmjet artistëve, shoqërisë dhe institucioneve. Ka një ligj të përciptë, por mendoj se ajo që po vuan sot kultura dhe arti në marketing është sistemi i artit. Sistemi i artit është rregullatori i madh ku artistët, institucionet integrohen në bazë të një plani apo platforme mbi kulturën. Fqinjët tanë janë në sistem të artit. Sistemi do të thotë të kesh bashkëpunim të ngushtë. Sot ka një dizinformacion qoftë nga institucionet, të gjithë punojnë në mënyrë individuale dhe jo në platformën e madhe të arit. Kjo nuk i duhet lënë vetëm artistëve. Ministria e Kulturës ka bërë punë të mangët sa i përket informimit. Nuk po sinkronizohet. Artistët punojnë në mënyrë të çorganizuar dhe në mes kemi një Ministri  që ndan ca fonde që nuk e marrin parasysh trajnimin të agjentëve, shitësve dhe për aktivitetet siç janë ankandet. Janë shumë çështje nën rrogoz që duhet të kishin dalë në pah, në takime, tavolina.  Së pari e pengon politika, është polarizuar është bërë e njëanshme. Një artist shihet si kah politik. Duhet të jesh ose në një krah ose në tjetrin që të fillosh të funksionosh. Së pari politika dhe pushteti në politikë ka bërë dhe që Ministria e Kulturës ta shohë medaljen vetëm nga njëra anë, nga e saja, jo nga ana e artistëve. Çdo ditë ngushtohen hapësirat e artisteve për t'u promovuar. Sot diskutohet kreativiteti dhe nuk diskutohet ku do të menaxhohet ky kreativitet i artistëve.

Menaxhimi i artit është profesion më vete. Artistët tek ne bëjnë dhe menaxhimin e artistit.

Ka domosdoshmëri për një shtëpi ankandi. Mund të nisë si një iniciativë e një institucioni publik dhe të krijohet hapësirë. Çështja e çmimeve, pavarësisht një orientimi, vijon të jetë në lëngim. Për artistët shqiptarë nuk kanë referenca çmimi. 

Kërkohet si gjurmë historike, Realizmi socialist ka qenë dogmë, është paradoks që ndodh në vendet e vogla që duhet se ka vlerë të madhe.

Duhet të ishte një punë e madhe në kohë qoftë nga Galeria, që nga viti në vit s’ka pasur ndonjë temp shumë domethënës. nuk kemi parë asnjëherë simpoziume që lidhen me aktivitetin e menaxhimit, apo projeksioni afatgjatë për çështjen e menaxhimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy