Raporti CIA për drogën, reagon Vasili: CIA demaskoi Ramën

Raporti CIA për drogën, reagon Vasili: CIA demaskoi Ramën

Në lidhje me një raport të CIA-s për drogën në Shqipëri reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ish-kreu i LSI, Vasili thotë se CIA demaskoi kryeministrin, që sipas tij është bërë njësh me krimin.

Deputeti i LSI-së sulmon edhe strukturën e ngritur nga qeveria për luftën kundër drogës.

STATUSI I VASILIT

Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.
Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.
CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.
Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtetin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.
Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy