Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael, ku po zhvillon një takim kokë më kokë me homologun Benjamin Netanjahu. Mandej pritet të ketë një takim të dy delegacioneve dhe një konferencë të përbashkët për media.
Në orën 14:00 Rama do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Kreu i qeverisë shqiptare pritet të mbajë një fjalim në seancën plenare së bashku me Netanjahun, dhe liderin e opozitës së Izraelit.
Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.
Vizita e Ramës në Izrael vjen pasi Shqipëria iu bashkua Bordit të Paqes në Gaza, nismë e Presidentit amerikan Donald Trump.



