
Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me lirimin nga qelia të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Ai tha se ky nuk është vendim për ta liruar por për ta gjykuar në arrest shtëpie.
Ndërsa lidhur me mundësin e një rikthimi të tij në politikë, Kalemaj u shpreh se nuk e sheh të mundur, ndërsa shton se e sheh të vështirë dhe daljen pa lagur në këtë gjë por është gjykata ajo që do vendosi.
Partitë opozitare kanë për detyrë të kritikojnë kur shohin se ka asimetri që kur njerëzit e thjeshtë nuk favorizohen dhe të tjerët me njohje po. Thënë kjo duhet marrë parasysh se ky nuk është vendim për ta liruar por për ta gjykuar në arrest shtëpie. Ndërsa rasti i Lefter Kokës ishte ndryshe, por natyrisht përgjegjësia politike që ata kanë do i shkojnë deri në fund vendimit të gjykatës që do vendosi për shkeljet tyre ligjore. Rikthimi në politikë do jetë i vështirë për shkak dhe të pjesës jetike të babait të tij. Dhe nëse nuk gjendet shkelje ligjore e shoh të vështirë kthimin tij në politikë, e shoh të vështirë dhe daljen pa lagur në këtë gjë por është gjykata ajo që do vendosi.



