
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar krijimin e një bordi për të mbështetur eksportuesit, të cilët po vuajnë pasojat e rënies së euros. Pano Soko, nga Nisma Thurje, tha se ideja e Berishës për të krijuar një bord për të kompensuar dëmin e shkaktuar nga rënia e euros është e drejtë.
Ky bord do të ndihmojë eksportuesit duke mbuluar humbjet e shkaktuara nga kursi i euros, i cili ka ndikuar negativisht në bizneset e përfshira në eksporte.
"Berisha ka thënë për krijimin e një bordi për të lehtësuar dëmin e shkaktuar eksportuesit nga rënia e euros. Pra ideja është që qeveria të marrë përsipër dëmin që i ka ndodh eksportuesit për rënien e euros dhe të përllogaritet duke. Rënia e saj ka sjell disa dëmtime për bizneset. Thelbi i disbalancimit është paraja e pistë dhe është e qartë edhe e provuar nga partnerë ndërkombëtarë. Një dorë tjetër është edhe rritja e turizmit, por sërish rënia e euros e kalon atë.," tha Soko.
Soko shprehu se krijimi i bordit është një mundësi e realizueshme, por mekanizmi i përdorur është pak i fryrë. Ai theksoi se një kurs i fiksuar në 115 lekë për euro është një kërkesë realiste dhe që mund të ndihmojë eksportuesit, ndërsa kursi 138 lekë për euro i propozuar nga Berisha, është tepër i lartë dhe mund të sjellë pasoja të rënda për ekonominë.
"Është e realizueshme, por mekanikja është pak e fryrë. 138 nuk është kursi që realisht as eksportuesit nuk po e kërkojnë diçka të tillë. Që të shkojmë deri në kursin 115 është e realizueshme, por 138 është shumë. Eksportuesit vjet i kanë kërkuar qeverisë që kursi të jetë 115, që të mos dalë nga tregu. Ata kanë kërkuar të shtyhet në kohë, ose të hiqet nga taksat.," shtoi Soko.



