
Banorët e Rrjollit kanë përshkallëzuar protestën, ku prej orëve të para të mëngjesit bllokuan hyrjen e makinerive për në kantierin e resortit ‘Blue Borgo’ në Velipojë. Pas dy orësh ndalim të punimeve, ndërhynë forcat e Policisë duke sjellë përplasje të dhunshme dhe shoqërime në komisariat.



