
Pas fitores 4-1 në fundjavë ndaj Laçit në kampionat,Tirana synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive edhe në transfertë ndaj Teutës. Bardheblutë do të lujanë të mërkurën në orën 16.45 në Elbasan Arena dhe pavarësisht moralit të lartë,trajneri Orges Shehi ka kërkuar nga skuadra të jetë e kujdeshshme, pasi përballë janë kampionët në fuqi.



