Gjermania heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të vendeve të Ballkanit

Gjermania heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të vendeve të Ballkanit

Sot pritet publikimi i strategjisë së re të zgjerimit. Në dokumentin që pritet të prezantohet të martën në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, anëtarësimi i Serbisë dhe Malit të Zi parashikohet në vitin 2025. Kusht për perspektivën e qartë të integrimit është kryerja e reformave të duhura dhe zgjidhja e problemeve me vendet fqinje.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se "e qartë është që këta kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre". Seibert u shpreh se "nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. "Por veçanërisht duhet që problemet që qëndrojnë pezull të zgjidhen para anëtarësimit", thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy