Tarifa 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës rrit ekonominë e Kosovës

Tarifa 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës rrit ekonominë e Kosovës

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të tarifuar me 10% produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, pavarësisht se u kundërshtua së tepërmi nga vendet përkatëse, sipas Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala, është bërë për arsye ekonomike dhe politike.

Sipas tij, Kosova ka qenë e detyruar të marrë një masë të tillë. Sipas ministrit Shala, të dy vendet duhet ta respektojnë Kosovën si shtet i pavarur. Ai ka pranuar se nga ky vendim ka përfituar tepër ekonomia e vendit dhe janë goditur ndjeshëm importet.

Ndër të tjera, Shala ka theksuar se Kosova ka mundësi tregtie me vende që janë vërtet mike të saj, ndërsa nuk ka mohuar se kjo masë ndëshkuese i vjen në ndihmë prodhuesit vendor që produktet e tyre të eksportohen më lehtë.

Kreu i kësaj ministrie tha për median kosovare, Ekonomia Online se prioritet i tij është podhimi vendas. Ndërkohë që ky vendim mund të ndërpresë dialogun mes dy vendeve, pasi zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy