1700 efektivë policorë në gatishmëri për protestën e opozitës nesër në Tiranë

1700 efektivë policorë në gatishmëri për protestën e opozitës nesër në Tiranë

Për protestën e opozitës e caktuar për t’u mbajtur nesër më 8 qershor, pritet të angazhohen më shumë se 1700 efektivë të policisë si edhe të punonjës të Gardës së Republikës.

I gjithë perimetri i sigurisë së kryeministrisë, është rrethuar me barriera metalike nga policia e Shtetit. Uniformat blu ndodhen në gatishmëri, prej së premtes, ndërsa një pjesë e mirë e trupave policore, do të jenë edhe nga drejtoritë vendore, si ajo e Durrësit dhe e Elbasanit.

Numri i lartë i trupave policore të angazhuar në protestë, ka të bëjë me marrjen e masave shtesë, pasi nuk përjashtohet mundësia që të sulmohen disa nga institucionet e rëndësisë së veçantë nga protestuesit e opozitës.

Në rreshtin e parë do të jenë të dislolokuara policia e rendit dhe forcat Shqiponja. Ndërkohë që Forcat Lëvizëse, Operacione, RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpjet, janë të pozicionuar në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Gjithashtu një pjesë e mirë e trupave policore do të jenë të pozicionuara edhe para Parlamentit, pasi nuk përjashtohet mundësi që protesta të zhvendoset pas zhvillimit të saj te kryeministria

Masa ka marrë edhe Policia Rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy