
Aktorja Renada Caca ka reaguar shumë ashpër lidhur me pamjet e publikuara ditën e djeshme në rrjetet sociale ku një grua shfaqej duke dhunuar qenushët e saj në ashensor.
Aktorja me anë të një mesazhi në "Zgjohu me MCN" tha se duhet të zhduken nga toka këto mostra, ndërsa i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidheshin për të protestuar duke apeluar gjithashtu që dhe shteti duhet të veprojë.
Më shumë se kurrë nga toka duhet të zhduken këto mostra, duhet ti themi stop dhunës ndaj kafshëve. Shprehem e revoltuar kur pash atë video ku ajo dhunonte në ashensor qenushin. Nëse nuk ka shtet, nuk ka ligj, fenomeni do vazhdoj të ndodhë, ajo që duhet të bëjmë është të mblidhemi dhe të bëjmë një protestë.
Jemi mbledhur shumë herë për të drejtat e kafshëve por kërkesat tona kanë shkuar në vesh të shurdhër, por nëse bëhemi më shumë dhe protestojmë më shumë rastet do pakësohen, se për tu zhdukur fare vështirë të ndodhin në këtë popull kaq të frustuar. Uroj që shteti të vërë dorë se po se bëri shteri do ta bëjmë ne.
Lajmi i mirë është që qenushët i janë marrë asaj dhe kërkojnë adoptimin e menjëhershëm. Kur do i themi stop dhunës ndaj kafshëve, këtë se di as unë që po flas, por dua të them se ligji duhet të veprojë dhe për këtë duhet të bëjmë protesta. Nëse do e kisha prralle e para që do bëja do i merrja qenushat nga duart, pastaj ‘se di’. Uroj të bëhet më e mira dhe shyqyr që qenushat janë mirë.



