Duke folur për studion e lajmeve të MCN TV kryetari i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka evidentoi dëmet e mëdha në ferma për shkak të reshjeve, ndërkohë që theksoi se problematikë e madhe për fermerët mbetet mossigurimi i biznesit.
Ai tha se fermerët kërkojnë që teprimin e sigurimit ta paguaj shteti sepse fermerët edhe pse duan dhe kanë trokitur në agjencitë e siguracioneve nuk e kanë pasur të mundur të sigurohen sepse në agjencitë e siguracioneve konsiderohet biznes me risk të lartë dhe pranohet sigurimi vetëm në periudha kur nuk është e nevojshme.
“Ka dëme të mëdha në ferma të mbjella me speca, janë mbushur me ujë. Ka dëme në shumë kultura bujqësore. Ajo që doja të thoja është që ministrja jonë del në terren ndërkohë që duhet të subvencionojë fermerët siç e ka Italia që ka buxhet 680 milionë euro për dëmet nga fatkeqësitë natyrore. Ne po kërkojmë të shkojmë në nivelin e Kosovës dhe Maqedonisë ku teprimin e sigurimit ta paguaj shteti sepse fermerët edhe pse duan dhe kanë trokitur në agjencitë e siguracioneve nuk e kanë pasur të mundur të sigurohen sepse në agjencitë e siguracioneve konsiderohet biznes me risk të lartë dhe pranohet sigurimi vetëm në periudha kur nuk është e nevojshme”, tha Sharka.



