Qeveria e re, ja ministrat të cilëve Rama u besoi sërish të njëjtën ministri

Qeveria e re, ja ministrat të cilëve Rama u besoi sërish të njëjtën ministri

Kryeministri Rama ka bërë publikë emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të jetë më e vogël, me synimin për të pasur efektivitet më të lartë. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shtetit. Përbërja është 50 për qind burra dhe 50 për qind gra.

Disa prej ministrave janë emra të rinj, por një pjesë e tyre mbajnë sërish ministritë që kanë drejtuar gjatë mandatit të parë të qeverisjes së PS-së.  Në kabinetin e ri vihet re riemërtimi i disa ministrive, të cilat marrin nën administrim sektorë të ministrive të tjera.

Gjashtë prej ministrave të kabinetit të mëparshëm janë rikonfimruar sërish në detyrën e tyre. Shumica e tyre kanë rimarrë detyrën që iu besua ministrave teknikë në zbatim të marrëveshjes së 18 majit mes kryesocialistit Rama dhe kreut të PD-së, Basha.  

Ministër i Jashtëm – Ditmir Bushati

Ministër i Brendshëm – Fatmir Xhafaj

 Ministria e Shëndetësisë - Ogerta Manastirliu

Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i bashkohet edhe Rinia. Në detyrën e ministres ngarkohet sërish Lindita Nikolla.

Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe merr edhe komponentin e Punës nga Ministria e Mirëqenies. Me detyrën e ministrit të Punës, Ekonomisë dhe Financave ngarkohet Arben Ahmetaj

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy