Gazetarja Entela Komnino për këngën rep të Mustafa Nanos, në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, tha se nuk ka rëndësi se sa mirë ishte realizuar kënga, por se ka një reagim dhe një pjesë tjetër që nuk hyn tek numri i klikimeve të konsumit muzikor të të rinjve.
Komnino deklaroi se nuk mund të jemi vetëm me idenë që nuk na pëlqen, por duhet të artikulohemi për diçka që nuk na pëlqen.
Sipas saj, duhet të kërkojmë politika mbështetëse për diçka që na pëlqen.
Ne nuk na bezdis dialekti, se përndryshe nuk do dëgjonim këngët shkodrane, korçare apo labe. Por këngët rep janë një mish mash, nuk merr vesh as kur fillon dhe as zhvillohet.
Kjo të paraqitet si diçka trendi, por po dhe vetëm atë stil, atë do dëgjosh. Pyes veten a dinë të këndojnë me nota muzikore, këta që bëjnë këto këngë.
Diktatura e klikimeve e kam quajtur, se sheh që klikohen postime apo deklarime që nuk të duken ty.
Alarmi që pashë tek klikimet e këtyre këngëve, është se janë me material letrar të tmerrshëm, plus dhe materiali muzikor.
Dëgjon muzikë polifonike, të pashoqëruar me gjë. Akoma në Shqipëri këndohet me pesë zëra në jug.
Dhe ti e dëgjon atë të futur me daulle kur e përpunojnë. Këto gjëra krijojnë një deformim, se janë të pëlqyeshme.
Përfundimi i krijimtarisë tek ideja a klikohesh apo jo, ky është presion shumë i madh dhe ky lloj presioni duhet ndihmuar në një shoqëri.
Ajo deklaroi se nuk ka individualitete përveç emrave që përfliten në lajmet rozë dhe se po të kujtosh çfarë këngëtarësh kemi patur të kësaj natyre para dhjetë vitesh, sot asnjëri nuk është.
Problem është mungesa e strukturave filtruese. Nëse do të ketë filtra jo në kuptimin e ndalimit, por të stimulimit në rrjet nga produksione të mira, mendoj se ka një shans që të ofrosh dhe produkte të mira.



