Sinoptikani Hakil Osmani ka folur ditën e sotme përmes një lidhje “Skype” në MCN Tv për parashikimin e motit gjatë fundjavës dhe ditët në vijim. Osmani tha se që sot kemi parë një përmirësim të dukshëm të motit në krahasim me ditët që kanë kaluar dhe tha që nesër do të kemi prani të vranësirave. Për sa i përket temperaturave Osmani tha javën e ardhshme do të kemi një ngritje të temperaturave.
Që sot kemi pasur përmirësim të dukshëm të motit. Nesër do të kemi të pranishme vranësirat. Në fakt pritet të kemi një episod të shkurtër më shi të dielën, por më pas presim përmirësim. Në javët e ardhshme dy episode me shi. Sot dhe nesër temperaturat do të arrijnë deri në 21 gradë celcius. Ndërsa të dielën do zbresin deri në 16 radë. Javës që vjen do të kemi rritje të temperaturave të ajrit.



