Gjykata e Lezhës ka dhenë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Flutura Berishën dhe Nikoll Shernikun, të arrestuar gjatë operacionit "Dyshimi" në Kune të Shëngjinit.
Në momentin e kapjes, shtetasi Nikoll Sherniku ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xh. P.
Dy të arrestuarve iu gjetën në makinë 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë.



