“Sot je askushi, nesër ministër”, Ceka: Politika në Shqipëri në periudhën e rrumpallës

“Sot je askushi, nesër ministër”, Ceka: Politika në Shqipëri në periudhën e rrumpallës

Ish-kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Duke folur për politikën në Shqipëri, Ceka tha e aktualisht politika ndodhet në periudhën e rrupallës dhe kjo sipas tij favorizohet nga votuesit.

“Sot je askushi, nesër bëhesh ministër”, u shpreh Ceka ndërkohë që kritikoi votuesit se nuk marrin asnjë rekomandim përpara se të votojnë.

“Mendoj se politika nuk është profesion. Në të gjithë botën demokratike politika është profesion si ai i mjekut, veterinerit etj., duhet të ketë një përgjegjësi dhe karrierë dhe i vetmi vend ku i ofrohet politika njerëzve pa përvojë është Shqipëria. Sot je askushi, nesër bëhesh ministër. Pa folur pastaj për deputetët. Nuk mund të bëhesh ministër sepse të pëlqen ty, nëse nuk ke kaluar në shkallët e diplomacisë dhe nuk njeh mirë praktikën e shtetit. Kjo ka ndodhur në Shqipëri rëndom. Nuk e kam fjalën për ministrin e fundit apo të parafundit, kjo ndodh në të gjitha sferat. Këto aksidente janë të organizuara dhe ky është problemi. Dhe ky është më i theksuar vitet e fundit sepse vitet e para kishte një seleksionim. Mendoj se jemi në periudhën e rrumpallës politike që favorizohet nga mentaliteti i votuesve shqiptarë. Votuesi shqiptar kur zgjedh doktorin e zemrës e gjen me 100 miq, kur shkon për të votuar s’ka nevojë për asnjë rekomandim, merr pjeprin e parë që i del përpara, ky është problemi i madh jo vetëm i politikës, por i gjithë mënyrës se si është organizuar që nga mentaliteti jonë, i një populli që nuk ka jetuar gjatë në demokraci”, tha Ceka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy