
Një tërmet me magnitudë rreth 5.5 në madhësi, ka tronditur provincën lindore të Turqisë, Elazig. Vendi ku u lokalizuan lëkundjet ishte shkatërruar më parë nga një goditje e fuqishme në fillim të këtij viti, me të paktën 41 të vrarë dhe mbi 1 500 të plagosur.
Tërmeti u regjistrua mëngjesin e së dielës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tij ishte vetëm 10 km nën sipërfaqe.
Ndërsa sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte vetëm dy kilometra në thellësi të tokës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, tronditja u ndie gjithashtu në të gjithë provincat e tjera lindore në vend.
Deri më tani, nuk është raportuar për dëme ose viktima. Autoritetet turke thanë se po vlerësojnë situatën.
“Deri më tani nuk ka asgjë negative. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë provimet e tyre në terren", tha ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.
Turqia është goditur nga tërmete të fuqishëm kohët e fundit. Në fund të janarit, Elazig u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8, i cili rrafshoi ndërtesa të shumta dhe la të paktën 41 njerëz të vdekur. Mbi 1500 të tjerë mbetën të lënduar.



