Topi: Aeroporti i Vlorës të ndërtohet diku tjetër, Vjosa-Narta-një xhevahir që nuk mund t’i kthehet më kurrë vendit (VIDEO)

Topi: Aeroporti i Vlorës të ndërtohet diku tjetër, Vjosa-Narta-një xhevahir që nuk mund t’i kthehet më kurrë vendit (VIDEO)

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në një zonë të mbrojtur ka sjellë reagimin e oragnizatave të Shoqërisë civile si dhe ambientalistëve.

Orniotologu, Mirjan Topi, tha në studion e lajmeve në MCN TV, se ndërhyrjet në këtë projekt cilësohen si shkelje të konventave ndërkombëtare, meqë projekti si i tillë po bëhet brenda zonës së mbrojtur emerald.

“Zona të cilat janë brenda rrjetit të zonave Emerald, ku do të realizohen investime strategjike duhej të bëhej fillimisht një vlerësim i posaçëm mjedisor. Fakti se Peizazhi Vjosa-Narta është një zonë e mbrojtur peizazhi tregon se nuk bart vetëm një trashëgimi natyrorore, por një trashëgimi domethënëse për të gjithë kontinentin evropian.  Aty gjendet pelikani kaçurrel, llojet e flamengos, ka shpendë të tjerë, popullata fulizuese e të cilave kalon 1 përqind të popullatës së kontinentit evropian.

Për Topin, ndërtimi i Aeroportit të bëhet diku tjetër, sepse Vjosë-Narta është një xhevahir që nuk mund t’i kthehet më kurrë vendit. Ai tha se nuk e përjashtojnë mundësinë e drejtimit të kësaj cështje në instancat ligjore.

“Me këtë projekt, po shkatërrojmë xhevahiret natyror tonat, një xhevahir si Vjosë-Narta, nuk mund t’i kthehet kurrë Shqipërisë, është diçka e papërsëritshme.

Ne do ta trajtojmë çështjen brenda gjykata të vendit, por megjithatë grupimin e organizatave ndërkombëtare ku bëjmë pjesë edhe ne, do të na bëj t’i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare në këtë rast”.

Orniotologu Topi shprehu besimin se herët a vonë projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës do të ketë fatin e projektit të Valbonës, e cila u anulua pas disa fazave, meqë mban statutin e zonës së mbrojtjes.

„Do shpresoja qe e njëjta gjë të ndodh edhe me Aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, sepse zona mban statutin e zonës së mbrojtjes njësoj si Valbona, kështu që fati i këtij investimi ka për të qenë i njëjtë, është dritëshkurtësi, e panevojshme në këtë rast. Nuk jemi kundër, por mund ta bëjnë në zona të tjera“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy