
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, dërgimin për gjykim të 12 zyrtarëve të pandehurve për çështjen e inceneratorit të Tiranës, mes tyre Lefter Koka dhe Alqi Bllako, e sheh si diçka zhgënjyese, duke thënë se nuk janë ata kokat.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kokat e kësaj afere janë më lartë, ministrat, kryetarët e bashkive dhe kryeministri.
Nuk janë këta që e kanë marrë këtë nismë. Këshilli Bashkiak kurrë nuk u mblodh dhe Erion Veliaj mori kompetencat e këshillit, mjafton vetëm kaq që kryetari i bashkisë të çohet para drejtësisë.
E ka thënë vetë Veliaj që incenerator nuk ka, por qytetarët vazhdojnë të paguajnë. Ministria e Financave dhe Thesari i Shtetit bllokojnë pagesën.
Se shkojnë disa situacione në Thesar, jepet ok nga drejtori i thesarit, ministria e Financave. Si jepet ok për të bërë pagesë për diçka që nuk ekziston.
Thesari i Shtetit prandaj ka procedurat e veta? Mund të ma shpjegojë njeri se pse paguajmë ende paratë. Paratë janë të qytetarëve.
Mjafton të shkojë dhe SPAK në Sharrë dhe të shikojë ku bëhet procesi i incenerimit. Prandaj nuk është lejuar një media të futet brenda.
Duket me sy procesi i incenerimit, duhet një objekt ku bëhet. Është ndër rastet e vetme në botë ku paguhet incenerimi dhe incenerim nuk ka.
12 zyrtarët e akuzuar nuk janë kokat, janë cironkat. Peshqit e mëdhenj i ke në det të hapur, gllabërojnë çdo gjë që iu del përpara.
Peshkaqenët e aferës janë Rama dhe Veliaj. Peshqit e mëdhenj janë në det dhe tashmë kanë larë duart.
Ky është një krim i trashë financiar, ku janë vjedhur dhe vazhdojnë të vidhen milionë euro.



