Llagami e KLGJ-së takim me kryetaret e KPK dhe KPA: Të përshpejtohet procesi i Vetingut

Llagami e KLGJ-së takim me kryetaret e KPK dhe KPA: Të përshpejtohet procesi i Vetingut

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko dhe me kryetaren e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla.  Mësohet se në këtë takim është diskutuar për vakancën në Gjykatën e Lartë, ndërkohë Llagami ka kërkuar edhe përshpejtimin e procedurës së Vettingut.

NJOFTIMI NGA KLGJ

Takim koordinues i Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Znj. Pamela Qirko dhe kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Znj. Albana Shtylla

Sot më datë 07.10.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, ftoi në një takim koordinues kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Znj. Pamela Qirko dhe kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Znj. Albana Shtylla, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit, të kandidaturave nga sistemi gjyqësor, për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë përveçse është prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor, kërkon edhe një bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha organeve kushtetuese të cilat garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi. Për këtë arsye, roli i organeve të vetingut është i rëndësishëm me qëllim rritjen e mundësisë së zgjedhjes nga ana e KLGJ-së së kandidaturave më me integritet, profesionalizëm dhe besueshmëri për të shërbyer pranë kësaj Gjykate.

Drejtueset e institucioneve të rivlerësimit kalimtar shprehën angazhimin e tyre për trajtimin me prioritet të subjekteve të rivlerësimit që kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, në përputhje me rregullat procedurale në fuqi.

Funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësor për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, po aq sa është edhe sigurimi i një aksesi efektiv në drejtësi për qytetarët e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy